Pavarësisht debateve të shumta në në botën e fashion duket se një gjë do të mbretërojë pavarësisht gjithçkaje, modelet super të dobëta.
Këtë herë ishte Victoria Beckham ajo që i risolli në vëmendje, dhe duke parë se si është ajo vetë, kjo ishte e vetmja gjë që mund të prisnim. Modelet që prezantuan koleksionin e saj ishin të gjitha shumë të dobëta, aq sa dukeshin anoreksioke. Edhe pse këto modele u ndaluan që të ecnin në pasarela për shkak të shembullit që jepnin, Posh nuk ka dashur t’ia dijë dhe i ka thyer të gjithë rregullat. Shumë gazetare u shprehën të tmerruar nga spektakli që ajo ofroi. Të shohim a do t’i bëhet vonë...