Posh Spice ka marrë një lumë kritikash nga fansat, pas publikimit të një fotoje në Instagram ku shfaqej duke puthur në buzë vajzën e saj, Harper.
Menjëherë më pas u bë qendër e kritikave të njerëzve që pretendonin se imazhi ishte “i pavend”.
Aspak i lumtur me kritikat me të cilat u përball mamaja, Romeo Beckham, ua ka kthyer përgjigjen në mënyrën e tij. Ai ndau në Facebook një foto me Victorian që i jepte një puthje në faqe. “Unë prapë i dua puthjet e mamasë time”ka shkruar ai. Fansat kanë vërshuar me komete pozitive këtë herë, ku njëri prej tyre shkruate: “Shijo çdo puthje të saj sepse fatkeqësisht do të vijë një ditë kur ti do të doje të kishe edhe një më shumë” . Gjë që është ndjekur më pas nga qindra mama që kanë komentuar në mbrojtje të yllit.
Një fanse ka publikuar në foto ku puthte djalin e saj të vogël në buzë duke thënë: Më kritikoni edhe mua atëherë pse putha djalin tim në buzë, ju idiotë mendjevegjël”. Kurse një tjetër mama ka ndarë një foto ku puthte vajzën e saj në buzë, një gë që e bënte çdo ditë. “Nuk ka asgjë të keqe t’i tregosh fëmijës tënde dashuri. Nuk më intereson cfarë mendojnë të tjerët.