David Beckham po që është një bashkëshort për tu marrë shembull.
Teksa Victoria ka festuar dje 42-vjetorin e saj, ish ylli i futbollit ka shfrytëzuar faqen e tij në Instagram për t'i dedikuar asaj një nga urimet më të bukura që kemi parë. Përveçse bëhej fjalë për një foto bardhë e zi të çiftit nën logon "Loving you more", David ka shprehur në përshkrimin e saj, se Victoria meriton të ketë një ditë të mrekullueshme dhe të llastohet nga bashkëroti dhe fëmijët. Kjo pasi në 42 vite sipas Beckham ajo ka arritur aq shumë, dhe përsëri ky duket sikur është vetëm fillimi. "Gëzuar ditëlindjen, të duam" ishin fjalët me të cilat David Beckham ka mbyllur urimin e tij fantastik!