INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Victoria Beckham mohon Spice Girls

Victoria Beckham mohon Spice Girls

Publikuar më: 12:43 14-01-2016

Tepër e egër është treguar Victoria Beckham, e cila për t'iu dhënë fund thashethemeve, duket se ka lënduar paksa mikeshat e saj të Spice Girls.

Ish anëtarja e bandës së famshme të viteve 90’, tha se nuk ka ndërmend të kthehet as tani as kurrë më me Spices. Shumë media kanë folur në lidhje me ribashkimin për turin që do të mbahet këtë vit me rastin e 20 vjetorit të krijimit të grupit, megjithatë Posh, siç njihet ndryshe Victoria, ka thënë se mes angazhimeve me familjen dhe modën, muzika është e fundit gjë që i qarkullon në mendje. 

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387