Ishte një Victoria Beckham më e hapur se kurrë ajo që u shfaq në versionin britanik të Vogue.
“Dashuria me shikim të parë ekziston!”, dhe kur këtë deklaratë e bën Posh Spice, vështirë se mund të mos i besosh. Kjo pasi një nga martesat më jetëgjata të botës së spektaklit është pikërisht ajo e saj me David Beckham, bashkë prej 17 vitesh. Victoria shfaqet edhe një herë shumë sexy për kopertinën e Vogue dhe 42 vjeçarja tregon si nisi gjithçka, bashkë me detajet e vogla të sikletshme që nuk mund të mungojnë. Ajo thotë se herën e parë kur u takua me David ishte tërësisht e dehur, por kjo nuk e pengoi që të binte menjëherë në dashuri me të, sapo t’i hidhte sytë. Ndoshta fakti dhe që ishte e dehur luajti rolin e vet...