INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Victoria Beckham pendohet për operacionin e saj plastik, u jep këtë këshillë vajzave [FOTO]

Victoria Beckham pendohet për operacionin e saj plastik, u jep këtë këshillë vajzave [FOTO]

Publikuar më: 12:10 12-01-2017

Përgjatë dy dekadave që e kanë parë të ngrihet nga hija në lartësinë e një superylli, çdo zgjedhje në jetë e Victoria Beckham është monitoruar dhe dokumentuar me kujdes.

Por edhe një personazh që ka vite në majat më të larta të sukessit si ajo, ka pasiguri dhe pendesa për zgjedhjet e saj në të kaluarën. Dhe kur kjo pendesë vjen mbi pamjen e saj estetike, të cilën e ka pasur gjithmonë aq perfekte sa është kthyer në një ikonë të vërtetë, atëherë i duhet vënë veshi me kujdes. Zgjedhja të cilën deklaron se nuk do ta ribënte është zmadhimi i gjoksit me kirurgji plastike, një veprim që është përfolur gjerësisht nga mediat në të kaluarën. Në një letër që i ka shkruar “vetes së saj më të re” në revistën British Vogue, Posh Spice rrëfen gjithë zhgënjimin e saj: “Duhet të të them, mos u ngatërro me gjoksin tënd”.  Victoria pranon se kjo ishte një pasiguri adoleshence ndërsa sot i duket një gabim i madh. Por në rast se versioni më i ri i 42 vjeçares nuk do të mund t’ia vërë veshin, ndoshta mund ta bëjnë të gjithë vajzat e tjera aty jashtë.

boobjob.jpg

boobonce.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156