Ata janë një nga familjet më të qëndrueshme dhe jetëgjatë në botën e spektaklit.
Për habinë e të gjithëve, pasi David ishte një nga futbollistat më në zë të brezit të tij, ndërsa Victoria këngëtare e një prej grupeve më sexy të vajzava. Me pak fjalë, përshkrimi përshtatet plotësisht me dy persona aventurierë. Por jo për ciftin Beckahm ama. Vite pas takimit të tyre të parë, dhe tre fëmijë më pas, dyshja britanike është më e lumtur se kurrë ndërkohë që feston 41 vjetorin e Spice Boy-t. Një ditëlindje që nuk mund të kalonte përvecse mes gëzimeve të njëpasnjëshme, të shprehura fillimisht nga fëmijët dhe më pas nga bukuroshja Posh Spice. Ajo e ka cilësuar David-in si një “bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm” ndërkohë që e uronte për ditëlindje. Një pamje e bukur për t’u parë për një cift dhe familje gjithmonë të bukur.