INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Victoria’s  Secret  nuk do të shesë më rroba banjo

Victoria’s Secret nuk do të shesë më rroba banjo

Publikuar më: 11:34 23-04-2016

Një lajm jo dhe aq i mirë nga moda.

Jemi në prag të verës dhe ju me siguri po mendoni për të blerë një palë rroba banjo të reja. Por harrojini ato të Victoria Secret nëse ishte kjo firma që kishit në mendje.  Firma e njohur u ka mbyllur dyert rrobave të banjës për t’i zëvëndësuar ato me linjën e re sportive. Kjo është Ok, por jo aq Ok sa kostumet e famshme të plazhit, të ngjyrave dhe prerjeve të ndryshme.  Shumë adhurues të apasionuar pas tyre nuk mund ta besojnë se ato nuk do të prodhohen më. Për të gjithë të interesuarit, katalogu i radhës, do të jetë edhe i fundit dhe ju e dini cfarë do të thotë kjo. Bëni mirë që të blini kostumin tuaj të preferuar tani sepse kjo është mundësia e fundit që ju jepet.  Jeni edhe ju po aq të mërzitur sa ne?

Article Logic
Execution time: 0.0019609928131104