Përputhen është një nga emisionet më të ndjekur në Shqipëri dhe personazhet aty brenda janë bërë shumë të njohur për publikun. Sëfundmi transmetohet edhe Përputhen+40, ku protagonistet gjejnë dashurinë e tyre, por mosha është mbi 40 vjeç.
Një nga konkurrentet që bëri edhe më shumë bujë në program është Luljeta nga Fieri, e cila nuk njihte komplekse për mënyrën e të folurit, aq sa u shpreh se do e gjente burrin kur t’i ndizej llampa. Mirëpo, duket se Luljeta nuk paska komplekse as me veprimet e saj. Sëfundmi joq.al ka publikuar një video, ku Luljeta zhvishet brenda një autobusi. Ajo shihet teksa heq bluzen edhe pse autobuzi është i tejmbushur.
Gratë që janë në autobus qeshin me të madhe dhe i bëjnë thirrje shoferit mos të kthejnë kokën.