INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ E re: Një tjetër truk për favorizim të universiteteve private

Publikuar më: 12:30 20-04-2016

Albano Zhapaj, Doktor shkencash dhe profesor në Universitetin e Elbasanit zbulon për heë të parë se si qeveria po favorizon universitetet private. Në një intervistë për emisionit 3JAT në IN televizion, Zhapaj thotë se favorizimi nis pikërisht me përcaktimin e kuotave të pranimeve në universitetet publike e duke vijuar më pas dhe me proçesin e regjistrimit të studentëve.

Por përse politika po kërkon të shtrijë tentakulat e saj edhe në Universitetët publike Zhapaj jep këtë argumentim.

“Studimet kanë filluar shumë vonë këto 3 vitet e fundit. Po të keni vënë re në universitet kuotat janë shpërndarë shumë vonë, por krejt ndryshe në universitetin privat. Qëllimi le ta gjykojmë. Ti me hap regjistrimet, te universitetet privatet që në gusht ndërsa tek publiku i hap në mes të muajit tetor. Në këto kushte studentët janë në ankth dhe i drejtohen universiteteve private”.

Më poshtë video: 

Article Logic
Execution time: 0.0019431114196777