Bora Zemani është një nga moderatoret më të përfolura kohët e fundit edhe për shkak të vetë programit që drejton pasi “Për’puthen” është aktualisht një nga programet më të ndjekur në vendin tonë.
Ajo ka një karrierë mjaft të suksesshme, e cila ka qenë në rritje hap pas hapi.
Kujtojmë se para shumë vitesh, Bora ka qenë prezantuese moti, konkretisht në vitin 2011.
Në një video të bërë publike, vihet re se moderatorja ka pasur një look krejtësisht ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim tani.