INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video-lojërat/ Specialistët: Fëmijët bëhen më agresivë

Video-lojërat/ Specialistët: Fëmijët bëhen më agresivë

Publikuar më: 10:11 03-10-2018

Video-lojërat shkaktojnë agresivitet tek të rinjtë. Zbulimi sipas studiuesve vjen pasi u morën në shqyrtim 17.000 adoleshentë të moshave nga 9-19 vjeç gjatë periudhës kohore nga viti 2010 deri në vitin 2017.
Në bazë të dhënave u arrit në përfundimin se video-lojërat shkaktojnë rritje të agresionit fizik në bazë të përdorimit të tyre. Në mënyrë të veçantë, të rinjtë ishin më të prirur për të qenë fizikisht agresivë me moshatarët e tyre dhe qortoheshin nga figura autoritare në shkollë. Rezultatet u botuan në 'Proceedings of the National Academy of Sciences' ku u përfshinë 24 vende midis tyre Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe SHBA.
"Megjithëse asnjë projekt i vetëm kërkimor nuk është përfundimtar, hulumtimi ynë synon të japë përgjigjet më aktuale dhe bindëse ndaj kritikave kryesore mbi këtë temë" tha autori kryesor i studimit, Jay Hull.
Hull zhvilloi një studim sipas të cilit video-lojërat e dhunshme video mund të shkaktojnë ngarje të pakujdesshme të makinës, konsumimin e alkoolit, madje edhe të seksit të pasigurtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051