INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ISIS kërcënon perëndimin me një video tronditëse të 9 atentatorëve të Parisit

Publikuar më: 10:51 25-01-2016

Një video e re kërcënuese kundër perëndimit është publikuar nga Al Hayat, media pranë ISIS-it. Imazhet, të shfaqura dhe nga “Site Intelligence Group”, tregojnë 9 terroristët e komandos së Parisit para atentateve.

“Nuk do të reshtim asnjëherë së luftuari, kur jeni në udhëtime turistike, në ato të punës dhe ndërsa flini në shtëpitë tuaja”, – pohon Abdelhamid Abaaoud, njeriu i cilësuar si truri i atentateve.

Video, sipas “Site”, është realizuar pak para sulmeve të ndodhura në zemër të kryeqytetit francez në 13 nëntor, ku militantët xhihadistë goditën pranë stadiumit, disa restorante dhe teatrin “Bataclan”. Komando, kujton “Site”, ishte e përbërë nga 9 pjesëtarë, ku të gjithë shfaqen në ideo. Katër prej tyre shfaqen ndërsa ekzekutojnë me prerje të kokës disa të burgosur të ISIS-it. Ndërsa njëri prej tyre vret një person duke e qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë, Abaaoud, belgu me origjinë marokiane, i është bashkangjitur sulmit ndaj revistës satirike Charloe Hebdo, në Paris në janar 2015 dhe konsiderohet si mendja e sulmeve në Paris.

Video, shpjegojnë akoma ekspertë të “Site”, tregon se pjesa më e madhe e atentatorëve të Parisit kanë kaluar një periudhë në fushat stërvitore të ISIS-it në Siri dhe Irak.

Ndër të tjera, në mesazhin e Shtetit Islamik, Londra etiketohet si “objektivi” për t’u goditur, pasi ka autorizuar sulmet ajrore kundër ISIS-it. Apeli i drejtohet “ujqërve të vetmuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271