INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Ndoka thirrje Majkos: Trego që je burrë…

Publikuar më: 15:29 14-04-2016

Në sallën e kuvendit u diskutua nisma e opozitës mbi komisionet hetimore parlamentare, një instrument ky i opozitës për të kontrolluar veprimtarinë e qeverisë. Sipas propozimit të demokratëve, në mungesë të pjesmarrjes së shumicës komisionet hetimore, puna e tyre të vijojë punën edhe pa praninë e maxhorancës. Duke kërkuar miratimin e këtij propozimi Nard Ndoka ju drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë Pandeli Majkos.

“ Z.  Majko qesh por me thënë të drejtën, me vjen keq që disa deputetë me eksperiencë, që e njohin shtetin, sepse është normale që këtu ka deputetë që nuk e njohin shtetin. Por disa që kanë lidhje edhe me shtetin edhe me Parlamentin edhe me ligjin, do të ishte inkurajuese për të gjithë ne, që një votë për kontrollin e qeverisë të mos jetë penguese.  Edhe për faktin që kjo qeveri ka shumë afera që dëgjohen, por mbesin në kuadër të thashethemeve, sepse përmes një komisionini hetimor ato mund të hetohen”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Pandeli Majkos, i cili bëri këtë krahasim për propozimin e demokratëve:

“Mendoj se PD duhet të gjente një mënyrë tjetër për tju afruar kësaj çështjeje dhe mos ta zgjidhje me teknikën e doktorit të famshmë e Alamudhit:

Të dhemb një sy krehje të shpëtoje tjetri, të dhemb një dorë preje të të shpëtojë tjetra, s’të funksionon marrëdhënia me mazhorancës preje të funksionosh vetë. Me pak fjalë, ajo që propozoni ju është që në një komisionin hetimor me 7 vetë, 3 veta të kenë mundësinë të bëjnë mbledhje veçmas dhe të marrim vendime veçmas”.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168