INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video në momentin e rrëzimit të helikopterit, Baramuça zbardh disa detaje

Video në momentin e rrëzimit të helikopterit, Baramuça zbardh disa detaje

Publikuar më: 09:45 08-04-2016

Gerald Baramuça është i mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i helikopterirt dy ditë më parë në Liqenin e Shkodrës. Pas përmirësimit të gjëndjes së tij shëndetësore Baramuça ka dhënë detaje të momentit të rrëzimit të helikopterit, ku humbën jetën dy miqtë e tij. Baramuça tregon detaje të momentit të rrëzimit.

“Kam dalë nga kabina dhe kam notuar për disa metra. Drejt meje po vinte një varkë. Pastaj mbaj mend vetëm kur jam përmendur në spitalin e Shkodrës dhe kam telefonuar familjen”.

Në një intervistë për një të përditshme Gerald Baramuça, shprehet se kanë qenë në një lartësi rreth 15 metra mbi liqenin e Shkodrës dhe nuk kanë pasur asnjë problem gjatë udhëtimit. Ai tregon më tej se ishin nisur për një fluturim patrullimi dhe se gjatë rrugës ka bërë video me celularin e tij.

“Isha i ulur në pjesën e pasme të helikopterit. Para meje qëndronin të ulur dy kolegët dhe shokët e mi, Donaldi dhe Floriani. Në vesh kishim vendosur kufjet dhe unë isha duke bërë një video me celularin tim. Ndonjëherë bënim edhe gallata gjatë rrugës”.

Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312