Kryeministri Edi Rama në SHBA ka dhënë një intervistë për gazetarin e CNN, Richard Quest. Ai është pyetur, lidhur me qëndimet e tij mbi kandidatin për President të SHBA, Donald Trump dhe me përgjigjen e tij ka befasuar gazetarin.
Rama tha se deklaratat e Trump janë të frikshme dhe se ai është kërcënim për SHBA. Por befasuese ka qënë dhe përgjigjia e gazeatrit Quest, kur i tha se, po del nga gjuha diplomatike, e po ndërhyn duke folur për zgjedhjet që zhvillohen në një vend tjetër.
Po Rama nuk e la me kaq dhe u përgjigj se deklarata e tij është e përsëritur dhe se është në një linjë me qëndrimet e zyrtarëve të tjerë të Bashkimit Europian. Në fund Rama ndau dhe një këshillë për Donald Trump, duke thënë se ai duhet të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.