INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video-skandali, flet 20 vjeçarja dhe familjarët e saj

Video-skandali, flet 20 vjeçarja dhe familjarët e saj

Publikuar më: 12:14 15-05-2016

Skandali i ish-kryetarit të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili bëri bujë në mediat shqiptare. Familjaret e vajzës 20 vjeçare që filmoi videon së bashku me vajzën kanë folur në lidhje me këtë ngjarje. Vajza identiteti i së cilës është mësuar se është Anisa.A ka thënë se nuk ka arsye politike dhe nuk është as çeshtje parash, por e ka bërë se ndodhej nën presionin e kryetarit. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk është penduar pse e ka rregjistruar atë, dhe se dëshiron të largohet nga Shqipëria.

Ndërsa nëna e vajzës ka thënë se “nuk kemi lidhje me politikën.” “Nuk ekzistojnë pretendimet se është një hakmarrje politike. Shukri Xhelili nuk më ka hequr mua nga puna”, është shprehur nëna e 20-vjeçares nga Peshkopia.

Edhe babai i vajzës, gjithashtu ka folur rreth ngjarjes, duke thënë se prej ditësh është mbyllur brenda me familjen e tij, dhe se vajza ndodhet në një depresion të thellë. Ashtu si familjarët e tjerë të tij, edhe ai ka thënë se nuk kanë marrë asnjë para për viden si dhe ka thënë se ish-kryebashkiaku i ka kërcënuar.

Article Logic
Execution time: 0.004796028137207