INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Telefonat në përgjim?

Publikuar më: 14:03 06-05-2016

Telefonat mund të na përgjohen edhe përmes ligjit.

Këtë ka lënë të nënkuptohet Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri pas një takimi me operatorët telefonikë në vend. Ai pas takimit tha se kanë nisur konsultimet me operatorët me qëllim, që të nisin ndryshimet në Ligjin për Komunikimet Elektronike. Tahiri argumenton se ndryshimet janë të nevojshme, pasi kjo është një mënyrë më e mirë dhe produktive, që institucione si Policia, Prokuroria apo Shërbimi Informativ të kenë më shumë akses në të dhënat e kompanive celulare. Sipas tij të gjitha këto masa merren me qëllim, që hetimet penale të jenë më efektive dhe me rezultate të shpejta.
Ky propozim i Tahirit nuk dihet në do marrë pëlqimin e operatorëve, pasi deri më tani askush nga kompanitë nuk ka reaguar. Pra me pak fjalë nuk është e sigurt nëse përgjimet do të marrin jetë.
Gjithësesi është e qartë që kjo çështje do të diskutohet gjatë dhe debatet do të jenë të nxehta.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117