Një burrë i cili është filmuar teksa hedh në mënyrë të përsëritur thjeshtrën e tij në një pishinë, derisa ajo është mbytur, u dënua me 100 vite burg nga një Gjykatë meksikane.
Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat sigurisë të hotelit, në të tregohet vrasësi, i identifikuar si Jose David N., të hedhë fëmijë në ujë.
Ngjarja ka ndodhur 25 gushtin e vitit të kaluar në Morelia, në jug-perëndim të Michoacan të Meksisës.
Ajo është parë teksa përpiqet të notojë për të dalë në jashtë ujit, dhe njerku i saj rrinte edhe e shihte. Më të rëndë gjendjen e bën edhe fakti se asnjë prej pushuesve të tjerë nuk ndërhyri për të frenuar këtë çmenduri.