Trajtimi i tmerrshëm i qenve të rrugës është gjithmonë e më shumë prezent.
Alarmin është hedhur nga vullnetarët animalistë, të cilët nuk kanë kursyer sharjet kundrejt pandjeshmërisë që solli këto veprime. Në faqen e Facebook të SAA Albania, animalistët kanë bërë publike video makabre të helmimit të qenve pranë spitalit veterinar të qytetit të Durrësit. Megjithëse keqtrajtimi i kafshëve të rrugës ndalohet në Shqipëri dhe është bërë problem dhe më parë pasi kjo nuk është hera e parë që pamje të tilla tronditëse shpërndahen, duket se humanizmi dhe civilizimi është ende shumë larg. Megjithëse pamjet flasin vetë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga bashkia e Durrësit.