IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
VIDEO u bë VIRALE, Aldo tregon versionin e tij, çfarë ndodhi me Rizartën poshtë jorganit?

VIDEO u bë VIRALE, Aldo tregon versionin e tij, çfarë ndodhi me Rizartën poshtë jorganit?

Publikuar më: 12:35 07-04-2025

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Aldo Marku ishte i ftuar në “Fan Club”, ku komentoi për herë të parë lajmet që qarkullojnë për të në rrjet. Ai mohoi kategorikisht një nga pretendimet më të përfolura: “Që nuk qenkam ndarë kurrë nga ish-bashkëshortja? Kjo është komplet e pavërtetë.”

Në studio u diskutua edhe një video virale, ku Aldo shfaqet në një moment të afërt me Rizartën, një nga ish-banoret e shtëpisë. Komentet nuk kanë munguar, por Aldo i sqaroi gjërat:

“Ajo është një vajzë që merret me palestër. Nuk ka shanse, asgjë e asaj natyre.”

Moderatorja Heidi Baci ndërhyri me humor: “Për muskujt e barkut folëm ne…”

Përgjigjja e Aldos ishte e prerë: “Ekzakt. Asgjë mes e poshtë. Jo, jo.”

''Kemi qenë para se të flinim, ka qenë për muskujt e barkut vërtet dhe më vjen edhe turp që të flas për këtë video por duhen shpjeguar patjetër. Më vjen turp të flas dhe gjëja e fundit që do të mendoja që mund të bëhej virale do të ishte pikërisht kjo video. Ushtroheshim gjithmonë dhe kishim këtë merakun e muskujve dhe bënim shaka me njëri – tjetrin se sa muskuj kemi humbur apo a jemi akoma fit. Në fillim po flisnim për nishanet, pastaj ka rënë muhabeti tek muskujt e barkut ku ka thënë shtrëngoi pak që t’i shoh nëse janë akoma ose jo aty. Kanë humbur apo nuk kanë humbur, jemi fit apo nuk jemi fit. I kam thënë nuk kam fuqi sepse kemi qenë para gjumit. Kam qenë e lodhur dhe kjo ka qenë e gjithë gjëja, mënyra se si mund të interpretohet është vërtet e frikshme dhr prandaj më vjen turp se si është marrë në publik.''

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0020110607147217