Videoja që po bën xhiron e rrjetit të një vogëlushi shqiptar të lindur në Zvicër së bashku me babain e tij.
Ata shihen shumë të lumtur së bashku në makinë, por kur babai i tij e pyet nëse është nga Zvicra vogëlushi refuzon të quhet zviceran dhe këmbëngul se është shqiptar.
Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, ai këmbëngul teksa thotë:
"Unë jam Shqiptar se kam lindë në Kosovë. Po ti çfarë je?"- e ka pyetur babai vogëlushin.
“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër”.- shprehet vogëlushi.
“Po ti qenke zviceran atëherë”- i thotë babi i tij për të parë reagimin e fëmijës së tij.
“Jo”- ia kthen vogëlushi me bindje shumë të madhe Brenda vetes dhe duke u ndjerë krenar që është Shqiptar.
“Kur lind dikush në Kosovë është shqiptar ose kosovar”- i thotë babai i tij.
“Jo, jam shqiptar”- vazhdon vogëlushi me këmbëngulje duke u shprehur se do më shumë Kosovën sesa Zvicrën, madje duke na bërë edhe akoma më shumë krenar për të sepse e ka përmbyllur këtë video duke bërë edhe shqiponjën.