Ditën e sotme, në rrjet qarkulluan disa pamje ku velina Kejvina Kthella shfaqej në një club në Amerikë me reperin Seven Saraqi.
Së bashku me Taynën e Vildane Zenelin, Kejvina kishte shkuar në eventin e organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame” dhe vajzave po i bënte shoqëri edhe reperi shqiptar.
Ishte vetë Seven ai që publikoi në InstaStory një video me Kejvinën, teksa filmonin veten me filtrat e Instagram-it.
Reperi qëndronte pas Kejvinës dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ngriti dyshimet se ata mund të ishin në një lidhje së bashku.
Për arsye që nuk dihen, Seven e fshiu videon më pas, megjithatë pamjet e ruajtura vazhduan të qarkullonin në rrjet.
E kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Kejvina i është përgjigjur lajmeve për romancën e saj të re, duke mohuar gjithçka.
Velina tregoi se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më shumë se kaq.
Mesa duket, miqtë janë mbledhur natën e kaluar në Amerikë për të shijuar muzikën e mirë dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.