INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoklipi i fundit i Mozzik, një lëvizje e shkëlqyer marketingu? Si reperi shfrytëzoi elementin

Videoklipi i fundit i Mozzik, një lëvizje e shkëlqyer marketingu? Si reperi shfrytëzoi elementin "viral"... [VIDEO]

Publikuar më: 14:53 23-01-2017

Pak ditë më parë Mozzik publikoi videoklipin “Me Hile”.

Por përtej një videoklipi të veçantë, kënga e tij e radhës fshihte më shumë se kaq. Ndoshta një lëvizje të mirëmenduar marketingu. “Me Hile” është pak më ndryshe nga këngët e tjera të Mozzik, pasi videoklipi përmban më pak ngjyra. Në të dominon e bardha, duke qenë se edhe vendi në të cilin reperi i talentuar kosovar ka vendosur të filmojë është i mbuluar nga dëbora dhe ngrica. Bëhet fjalë për një vend jo si gjithë të tjerët, ujëvarat e ngrira të Mirushës në Kosovë. Ato janë mjaft të njohura për pamjen spektakolare që ofron ujëvara që ka ngrirë për shkak të temperaturave tejet të ulëta, që kanë arritur deri në -30 gradë celsius. Për këtë fakt, vetëm pak kohë më parë një video e filmuar në këtë vend është bërë virale nga Buzz Videos. Pas kësaj, erdhi menjëherë videoklipi i Mozzik. Thjesht rastësia e mendjeve të mëdha që mendojnë njëlloj apo një lëvizje e shkëlqyer marketingu duke shfrytëzuar famën që sapo morën ujëvarat e Mirushës? Në secilin rast, ishte një zgjedhje e goditur.

Videon virale mund ta shihni këtu: http://www.vippy.tv/society/19796/intense-cold-freezes-waterfall-in-kosovo-

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002