INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videomesazh emocionues, përlotet vajza e këngëtares së njohur shqiptare

Videomesazh emocionues, përlotet vajza e këngëtares së njohur shqiptare

Publikuar më: 15:05 23-11-2018

Sindi Tona, vajza e këngëtares shqiptare, Manjola Nallbani ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin e Rudina Magjistari.

Sindi është vetëm 14 vjeçe dhe sapo ka botuar librin e saj të dytë, romanin “Njësoj të ndryshëm”.

Ajo ka folur rreth librit të saj të ri, në të cilin përshkruan një histori tejet të veçantë në mes dy gjimnazistëve.

Gjatë emisionit ajo mori një videomesazh surprizë nga nëna e saj e cila tha publikisht se është krenare për vajzën e saj.

“Për mua nuk ka asnjë rëndësi profesioni që ti do të zgjedhësh. Unë dua që ti të bësh atë që të bën të lumtur. Dua të mbetesh po e njëjta Sindi. Nëse do të më pyesnin si e do vajzën, më mirë se kaq nuk do ta kisha kërkuar”, shprehet Majola, duke emocionuar kështu vajzën bukuroshe.

Fjalët emocionuese të nënës së saj e përloten Sindin e që tha se nuk e priste një gjë të tillë./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553