INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoseksi, Shukri Xhelili kërkon të lirohet. Merret në pyetje dhe vajza

Videoseksi, Shukri Xhelili kërkon të lirohet. Merret në pyetje dhe vajza

Publikuar më: 15:18 24-05-2016

Avokati mbrojtës i Kreut të Bashkisë së Peshkopisë, Xhelilit ka apeluar vendimin e arrestit me burg, të shpallur nga Gjykata e Shkallës së parë. Arsyetimi që ka dhënë avokati i tij lidhet me faktin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.
 
Sipas avokatit Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme  janë konsideruar të papërdorshme.
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të rënda ka pyetur vajzën, e cila ka kryer filmim ku kryebashkiaku kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
 
Mësohet se vajza ka dhënë dëshminë e saj në prani të së ëmës.
 
Ajo ka thënë sërisht se filmimi ishte një ide që i erdhi në moment dhe i bëri, pasi iu duk e padrejtë ajo që po bënte Xhelili.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715