Nëna e 20-vjeçares, që filomi kreun e Bashksië së Dibrës, që i kërkonte seks për një vend pune, ka zbardhur dhe emrin e personit që e prezantoi vajzën e saj me Shukri Xhelilin. E kjo është shumë e habitshme. Atë e ka prezantuar bashkëshortja e Shukriut. Nëna e 20-vjeçares në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare’’, ka thënë se vajza e saj për të herë është njohur me gruan e kryetarit dhe fillimisht ishte nëna që i kërkoi punë përmes saj. Ajo tha se do t’i thonte bashkëshortit. E më pas vajza i shkoi të zyra dhe kryetari i kishte premtuar që po. Madje sipas të ëmës ai që në takim të parë i kishte thënë, që ishte gocë e bukur, gocë e zgjuar, e se do ta fuste në punë.
Ndërsa bashkëshortja e Xhelilit ka thënë se do ta mbështesë burrin dhe ka sqaruar se asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohet. Sipas saj ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt.
Ajo thekson se edhe natën e publikimit të videos iu drejtua me fjalët: “Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krahë deri në vdekje”