INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vidhen mbi 711 milion adresa email. Ja si të kontrolloni nëse jeni pjesë e listës [VIDEO]

Publikuar më: 17:17 31-08-2017

Qindra miliona adresa email dhe disa fjalëkalime janë zbuluar në internet,  duke krijuar kështu ‘depon’ më të madhe të të dhënave private të zbuluara ndonjëherë. Një spambot me bazë në Holandë po i përdor detajet e miliona emailave të disponueshme në internet, për të dërguar emaile (spam) dhe për të përhapur viruse të këqija me qëllim për të vjedhur llogari bankare. Kushdo që ndodhet në këtë listë dhe bëhet fjalë për përdorues nga gjithë Europa, ka adresa meshkujsh dhe femrash por edhe adresa fëmijësh po rrezikohet seriozisht. Një ekspert i sigurisë së teknologjisë ka zbuluar operacionin spamming  i cili ka mbledhur një listë prej 711.5 milion adresash emaili. Shkalla e skemës së përdorur e bën këtë operacion gjetjen më të madhe të këtij lloji. Adresat dhe në disa raste fjalëkalimet duket se janë mbledhur për të ndihmuar në shpërndarjen e malware bankare. Eksperti i sigurisë që bëri publike shkeljen Troy Hunt, pranoi se disa nga adresat e listuara korrespondonin me llogari joekzistuese. Por ai shtoi se numri që ishte mbledhur arrinte një "shifër të çmendur". Ju mund të kontrolloni nëse adresa juaj e email-it është në listë duke shkuar te haveibeenpwned.com - një faqe interneti anti-hacker që ruan detajet e fjalëkalimeve të cilat janë zbuluar. Ekspertët këshillojnë që të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin e adresës tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553