Disa persona me armë dhe me maska kanë shkuar në mesnatë në një fabrikë sheqeri në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20. Mësohet se ata kanë hyrë nga muri i pasëm i ndërtesës dhe kanë lidhur rojen. Më pas, kanë hapur me forcë kasafortën, ku kanë marrë rreth 140000 lekë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.