INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhen rreth 1 mln dollarë nga shtëpia e ish-Presidentit

Vidhen rreth 1 mln dollarë nga shtëpia e ish-Presidentit

Publikuar më: 15:56 26-01-2019

Gati një milion dollarë janë vjedhur nga një valixhe në pronësi të ish-presidentit të Zimbabve Robert Mugabe. Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, e cila thotë se tre persona dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen e parave dhe se tashmë po përballen në gjyqi.

Sipas dokumenteve Mugabe kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e kishte fshehur atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në 2016.

Vetëm 78.000 dollarë u gjetën në një çantë më 6 janar të këtij viti. Të tre të akuzuarit që përfshijnë, një të afërme të ish-presidentit u paraqitën para gjykatës së magjistratëve Chinhoyi.

Hajdutët e dyshuar akuzohen për shpenzimin e parave në makina, shtëpi dhe fermë kafshët.

Regjimi 37-vjeçar i Mugabe u karakterizua nga korrupsioni shtetëror, kolapsi ekonomik dhe represioni.

Article Logic
Execution time: 0.0047590732574463