INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhnin banesa, arrestohen në flagrancë 2 persona

Vidhnin banesa, arrestohen në flagrancë 2 persona

Publikuar më: 09:19 07-02-2017

Dy persona kanë përfunduar në pranga të policisë, pasi dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal që vidhnin banesa në jug të vendit. Mësohet se reagimi i uniformave blu ka ardhur pas denoncimeve të vazhdueshme të banorëve të zonës së Dropullit, mbi vjedhjen e banesave të tyre. Sipas të dhënave të policisë, në pranga kanë përfunduar Eno Kalemi, 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas të Mallakastrës.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë në flagrance, në orët e para të ditës së sotme. Ndërkohë sipas të dhënave mësohet se këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve E.G, E.V dhe J.B , banues në fshatin Bularat, Dropull. Sipas uniformave blu, në këto banesa kanë vjedhur një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.
Policia vijon punën në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665