Një bandë grabitësish të përbërë nga shqiptarë është shkatërruar nga policia Italiane.
Sipas informacioneve të publikuar në mediat italiane shtetasit e arrestuar janë:
Meritan Tasha, 22 vjeç
Adem Bodini, 27 vjeç
Daci Mensur, 32 vjeç.
Mbi ta rëndon akuza e grabitjes, tentativës së vrasjes dhe rezistencë ndaj forcave policore.
Banda e tyre u zbulua nga policia teksa ata brenda një makine kanë qenë duke ecur me ngadalë pranë një vile.
Sjellja e tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët.
Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë.