Dy persona janë kapur nga policia pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës, kryesisht vidhnin portofolë nga qytetarë të ndryshëm.
Ata janë kapur nga Policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat e dy qytetarëve pranë poliklinikës së qytetit, dhe i kanë marrë nga 8 000 lekë dhe 4 000 lekë.
Gjatë operacionit “Portofoli” janë në pranga 53-vjecari me inicialet A.T banues në Fier dhe 52-vjeçari me inicialet E.P.
Policia bën me dije se personat e mësipërme dyshohet se janë autorë për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytetin bregdetar.