INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhte energjinë, procedohet pronari i një vile dy katëshe

Vidhte energjinë, procedohet pronari i një vile dy katëshe

Publikuar më: 10:30 26-07-2017

Pronari i një vile dykatëshe në Tiranë është vënë në pranga pasi vidhte energjinë elektrike. Konstatimi është bërë nga grupi task force i OSHEE-së.

OSHEE në kryeqytet ka ushtruar kontrolle kryesisht gjatë natës, duke zbuluar dhe kapur në flagrancë 36 abonentë që vidhnin energjinë.

Vetëm orët e fundit në prokurori janë kallëzuar 6 abonentë, për vjedhje të energjisë në zona të ndryhme të Tiranës. OSHEE bën të ditur se më shumë se gjysma e abuzuesve kishin aktivitet privat biznes.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721