Një i ri 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje të kryera nga ai. Burimet nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.
Mentadent Veica u arrestua pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”.
Policia ka treguar dhe disa nga vjedhjet që Veica ka kryer .
Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.
Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.
Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bagëti të trashë (Lopë).