Një 18 vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, uniformat blu kanë bërë të ditur se 18-vjeçari Xh. L. akuzohet për një seri vjedhjesh.
Efektivët e komisariatit numër 2 në Kryeqytet kanë vënë në pranga në kushte flagrancë shtetasin me inicialet Xh.L, banues në Durrës, teksa vidhte disa veshje në një qendër tregtare.
Pasi u arrestua nga policia, atij iu gjetën dhe sekuestruan veshjet dhe disa pajisje me të cilat çmanjetizonte sendet që vidhte.
18-vjeçari dyshohet se ka grabitur edhe një banesë në rrugën “Studenti”, ngjarje kjo e regjistruar nga policia më 21 nëntor.
Ai do të gjykohet nga Gjykata e shkallës së parë të Tiranës për veprën penale të vjedhjes.