Të gjithëve na kujtohet Vigan Shehu nga “Big Brother”. Që në fillimet e tij ai menjëherë ra në sy të publikut për bukurinë dhe shtatgjatësinë.
Pas daljes nga shtëpia fillimisht e kemi parë Viganin në rolin e modelingut, por gjatë rrugës ky profesion ndryshoi. Ai tashmë merret me sportin e BodyBuilding dhe së fundmi ka qenë pjesë në një garë profesionistësh në Tiranë dhe po përgatitet për kompeticione ndërkombëtare.
Në një intervistë për “Panorama Plus”, ai ka rrëfyer mundimet e vështira të këtij sporti duke rrëfyer se kërkon sakrifica të mëdha dhe është një nga më të shtrenjtit për të investuar.
Më tej Valoni është pyetur edhe për suksesin me femrat dhe kush më i zoti me to, ai apo i vëllai Valoni:
"Sa u përket femrave, jam unë ai që kam më shumë sukses apo interesim nga ana e tyre. (Qesh) Sorry Brother! Por këtë e ka thënë edhe vetë Valoni në disa intervista të fundit që kemi pasur në emisione të ndryshme".
"Në shtrat besoj që jam i mirë dhe më shumë se sa dukem (qesh). Më pëlqen paraloja", është shprehur Vigani.