Kreu i demokristianëve Nard Ndoka ironizoi Kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë vendosi “vijën e kuqe” për opozitën sa i përket reformës në drejtësi. Nard Ndoka zgjodhi rrjetin social facebook për të komentuar këtë qëndrim të shefit të ekzekutivit, të cilin e cilësoi si të paqartë. Por Ndoka jep versionet e tij, si e sheh ai “vijën e kuqe” të lançuar nga Kryeministri.
Nard Ndoka:
“Vija e kuqe!
Rama vendosi sot 'vizën e kuqe', por nuk u kuptua qartë, nësë e vendosi si politikan apo si piktor!
Nësë është vizë e kuqe politike, do e kalojë Meta!
Nësë është vizë e kuqe, si piktor, do e kalojë Opozita!
Nësë është 'vizë e bardhë', si rilindas, do e thithin vetë”!
Ja statusi në facebook i Nard Ndokës: