Vijojnë akuzat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.
Kreu i opozitës ka reaguar pas statusit të fundit të kryeministrit i cili kërkonte nga Basha të tregonte se kush e lidhi me poetin ‘Babale’ dhe kush e çoi nga zyra e tij për tek gazetari.
Kryedemokrati ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe thotë se shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e audio përgjimit në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i Fatmir Xhafajt në pazare droge.
Statusi i Lulzim Bashës:
Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!