INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë trazirat në Paris, protestuesit përleshen me policinë

Vijojnë trazirat në Paris, protestuesit përleshen me policinë

Publikuar më: 12:08 01-12-2018

Sikundër kishin paralajmëruar protestuesit kanë vijuar protestat në Paris me kërkesën për uljen e çmimit të naftës.

Autoritetet  kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve në Paris, të cilët tentuan të thyejnë kordonin në sheshin Champs Elysee. 

Të paktën 10 persona janë plagosur dhe 60 janë arrestuar.

Për më shumë se dy javë, protestuesit të veshur me “jelekët e verdhë” kanë bllokuar rrugët e Francës, kundër taksës kontraverse të naftës, për të cilën presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se do ta shtyjë përpara.

Macron po kalon periudhën më të vështirë të presidencës e madje është shprehur se nuk do të tërhiqet nga vendimet edhe pse i vjen keq për situatën e krijuar.

Një javë më parë, mijëra protestues, të cilët janë pa lider, janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.

“Jemi të brengosur se grupe të vogla të protestuesve që nuk i takojnë “xhaketave të verdha” do të infiltrohen për të luftuar me forcat e sigurisë”, tha Denis Jacob, sekretar gjeneral i Policisë. Autoritetet deklaruan se rreth 5,000 forca të shtuara policore do të qëndrojnë në rrugët e Parisit për të kontrolluar protestën.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936