INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon aksioni për mbjelljen e pemëve të reja, Veliaj: Revolucion i gjelbër për Tiranën

Vijon aksioni për mbjelljen e pemëve të reja, Veliaj: Revolucion i gjelbër për Tiranën

Publikuar më: 15:46 26-12-2017

Agjencitë dhe institucionet nën varësi të Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar nismës së kryebashkiakut Erion Veliaj, për gjelbërimin e kryeqytetit. Së bashku me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, Veliaj iu bashkua nismës së UKT-së për mbjelljen e 500 pemëve dekorative në pjesën jugore të Unazës së Tiranës.

Ai tha se falë mbjelljes së pemëve te reja, qytetarët që jetojnë në zonën e Unazës do ta kuptojnë në pranverë impaktin fantastik të këtij transformimi.

“Jam shumë i lumtur sot që mbjellim 500 pemë në Unazën Jugore të Tiranës. Siç e shikoni, çdo herë përparojmë në drejtim të rrugës Tiranë-Elbasan, të autostradës së madhe, dhe besoj që në pranverë, kur të kenë çelur të gjithë këto pemë, do të kuptohet realisht impakti fantastik dhe mushkëria e oksigjenit që i është shtuar gjithë kësaj zone”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi nismën e ndërmarrjeve dhe agjencive nën varësi të Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë vendosur të kontribuojnë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Ai shpreh se ky shembull do të nxisë edhe kompanitë private dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë që t’i bashkohen këtij projekti. “

Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja, si pjesë e Pyllit Orbital.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439