INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon debati i autizmit, bie niveli i vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri

Vijon debati i autizmit, bie niveli i vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri

Publikuar më: 11:41 08-08-2019

Spektri i autizmit është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të shumë prindërve në botë por edhe në Shqipëri. Të shumta kanë qënë edhe debatet se cilat janë shkaqet kryesore që çojnë që një fëmijë të lind me këtë spektër, mes të cilave shkak janë konsideruar edhe vaksinat.

Sipas shifrave më të fundit të raportuara nga ISHP, vihet re se, në vitin 2018, vihet re një ulje prej 1,6 pikë përqindje në grupin e vaksinave Fruth-Rubeolë dhe Parotit për moshat mbi 1 vjeç. Bëhet fjalë për vaksinën e cila u përfol për vite me radhë se ndikonte në shfaqjen e spektrit të autizmit te fëmijët.

Sipas shifrave të ISHP, norma e vaksimit të fëmijëve shqiptarë për këtë vaksinë, është në trend zbritës që prej vitit 2015, kur debati ishte më i fortë lidhur me këtë çështje. Nga viti 2015 deri në 2018, rënia ka qenë me 3.7 pikë përqindje.

Normat e vaksinimit kanë rënë në nivel global për shkak të mbizotërimit të njerëzve që besojnë se ekziston një lidhje midis vaksinimit dhe autizmit. Lidhja u përmend për herë të parë në një studim i cili që atëherë është tërhequr dhe konsiderohet gjerësisht si mit nga organizatat mjekësore dhe profesionistët në të gjithë botën.

Deri më tani asnjë studim nuk ka gjetur asnjë lidhje midis vaksinimeve dhe shfaqjes së autizmit në fëmijët.

Në kushte të tilla shumë ekspertë bëjnë thirrje që fëmijët të vaksionohen në mënyrë që të mbrohen nga sëmundje të ndryshme. Dhe sipas tyre ata që nuk pranojnë të vaksionohen paraqesin rrezik, jo vetëm për veten, por për foshnjat që janë shumë të vegjël për t’u imunizuar ose për ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334