Një tjetër mjek u dhunua sot në krye të detyrës. Mësohet se një mjek i spitalit rajonal të Dibrës u godit me grushte nga dy vëllezër.
Policia bën me dije se njëri prej vëllezërve është vënë në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, u arrestua në flagrancë A.L, 43 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushte mjekun shtetasin A.M.
Ata akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij akti.