INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon ‘fshesa’ e vettingut, shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Tiranës [EMRI]

Vijon ‘fshesa’ e vettingut, shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Tiranës [EMRI]

Publikuar më: 09:29 10-06-2019

Vijon ‘fshesa’ e vettingut në rradhët e drejtësisë.

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës Enkeledi Hajro është shkarkuar nga Vettingu pasi nuk justifikon pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në seancën e zhvilluar më 5 qershor, u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme.

Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

Hajro shprehet se gjetjet problematike i përkasin kohës kur ajo nuk ka qenë gjyqtare.

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492