INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon “gjuetia ndaj Gylen”, Turqia shfaros çdo gjë, djeg 300 mijë libra, riemërton rrugët

Vijon “gjuetia ndaj Gylen”, Turqia shfaros çdo gjë, djeg 300 mijë libra, riemërton rrugët

Publikuar më: 11:47 07-08-2019

Nuk ka të ndalur gjuetia e Erdogan ndaj Fetullah Gylen.

Më shumë se 300 mijë libra janë hequr dhe më pas larguar nga shkollat dhe bibliotekat turke, që pas përpjekjes për grusht shteti tre vite më parë, ekzaktësisht në 2016- n.

Ministri i Arsimit, Ziya Selçuk deklaroi se përgjatë nismës së qeverisë për të shfarosur çdo gjë që lidhet me Fethullah Gylen, klerikun musliman që akuzohet për nxitje të puçit janë shkatërruar 301,878 libra.

Ndërkohë nga ana e tij, Gylen e ka mohuar kategorikisht një përfshirje të mundshme. Shifrat në fjalë u publikuan për herë të parë nga gazeta e mirënjohur Hürriyet, krahas të cilave shfaqeshin edhe imazhe të djegies së librave.

Sipas website- it “Turkey Purge”, që vetëcilësohet si “një grup i vogël gazetarësh të rinj që po përpiqen të jenë zëri i popullit turk në një regjim shtypës”, në 2016- n u ndalua rreptësisht një libër matematike thjesht për faktin se në një prej kërkesave të librit, gjendeshin inicalet e Gülen- it. Kështu, në ushtrim thuhej që studenti të shkonte nga pika F në pikën G, çka u konsiderua nga autoritet përkatëse krejtësisht e papranueshme dhe provokuese.

Po kështu, në Ankara, të gjithë rrugët që mbajnë emrin e Gulen- it, janë riemërtuar.

Një raport i 2018- s nga English PEN shpalli gjendjen e emergjencës në vend përsa i përket të drejtës së fjalës, ku 200 media u mbyllën, 80 shkrimtarë u përndoqën e u vunë në hetim si dhe 5,822 akademikë u pushuan nga puna e tyre në universitete.

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699