Policia në Tiranë vijon monitorimin e qarkullimit rrugor me kamera të fshehtë, duke gjobitur shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit.
Gjoba kalon menjëherë në sistem, dhe shoferit nuk i bëhet e ditur në moment shkelja dhe penalizimi.
Këtë herë, policia është ndalur te zona te Rruga e Kavajës, ku janë gjobitur një sërë shoferësh të cilët shkelin në korsinë e autobusit dhe taksive.
“Nëse je me fat do njihesh me gjobën e shkeljes, nëse jo mund të shkojë edhe më keq”, shkruan policia duke nënkuptuar aksidentet.