INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një makinë bie në liqenin e Shkopetit, policia: Targat e vjedhura

Një makinë bie në liqenin e Shkopetit, policia: Targat e vjedhura

Publikuar më: 08:14 05-07-2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mengjesit të kësaj të marte. Mësohet se një automjet është rrëzuar në liqenin e Shkopetit, teksa ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Burrel-Milot. Ngjarja u raportua në komisariatin e Matit nga një peshkatar i zonës.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa ende nuk ka të dhëna për viktima. Deri në këto momente uniformat blu nuk kanë dhënë arësyet e këtij aksidenti të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarëtm, të cilët po punojnë për nxjerrjen e automjetit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit ku dyshohet se ka rënë një automjet në liqenin e Shkopetit ju informoj se:

Nga shërbimet e policisë është identifikuar targa që ka në përdorur mjeti që dyshohet se ka rënë në liqen. Targa është AA 969 ND,  që i përket automjetit tip benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.
Targat janë denoncuar të vjedhura në Janar 2016  nga ky shtetas në Kom Pol Lushnjë. (Jo automjeti. Vetem targat janë vjedhur.)
Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e Reneas.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717