INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon operacioni “Oaz”, si u arrestua 35-vjeçari, pjesë e grupit ‘Bajri’

Vijon operacioni “Oaz”, si u arrestua 35-vjeçari, pjesë e grupit ‘Bajri’

Publikuar më: 14:05 09-03-2019

Një 35-vjeçar nga Shkodra është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçari me inicialet N.H ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit "OAZ", si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

“Në vijin të operacionit "OAZ", në funksion të procedimit penal nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit "Forca e Ligjit", si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër , mëngjesin e sotëm u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg” për shtetasin:N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër.

Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMË Seria 3”.

Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,” thuhet në njoftimin e policisë për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051