Policia e Lezhës ka liruar në plazhin e Kunes në Shëngjin rreth 8000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 500 çadra e shezlongë.
Policia ka proceduar penalisht 5 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim taksash" si dhe 2 Drejtorë pranë Bashkisë Lezhë për veprën penale "Shpërdorim detyre".
Aksioni ka vijuar edhe në Velipojë ku janë liruar rreth 2500 m2 plazh si dhe janë sekuestruar 235 komplete (shezlongë + çadra + karrige).
Policia e Shkodrës pa proceduar dy pronarë subjektesh që kishin zaptuar hapësirën publike në plazh.
Operacioni vijon në gjithë vijën bregdetare të vendit.