INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon operacioni Plazh i lirë, lirohen 3500 m2, procedohen 2 drejtorë tatimesh [VIDEO]

Vijon operacioni Plazh i lirë, lirohen 3500 m2, procedohen 2 drejtorë tatimesh [VIDEO]

Publikuar më: 09:45 03-08-2019

Në kuadër të aksionit anti-informalitet, policia e shtetit vijon lirimin e hapësirave publike në plazhe në Durrës dhe Lezhë. Gjatë operacionit “ Plazh i lirë” janë liruar 3500m2 plazh pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundraligjshme.

Në përfundim të aksionit janë proceduar 10 persona, mes tyre dy drejtorët e Tatimeve, i Durrësit Luan Dajko dhe i Lezhës Arben Ndoj.

Në Durrës procedohen penalisht 7 shtetas nga të cilët:

-3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Zënia e hapësirave publike",
- 3 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike".
- Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0024969577789307